Aktorja e njohur i thotë “po” fituesit të Eurovizionit
Dove Cameron dhe frontmeni i Maneskin, Damiano David, martohen në Itali. Këngëtarja dhe aktorja 30 vjeçare, Dove Cameron, i tha “po” italianit dje në një ceremoni në Toskanë të Italisë. Nuk vonoi shumë që fotot nga dita e tyre të shpërndaheshin në internet. Veshja e Cameron ishte e ngushtuar në bel dhe përfshinte një kravatë…
ShowBiz
Dove Cameron dhe frontmeni i Maneskin, Damiano David, martohen në Itali.
Këngëtarja dhe aktorja 30 vjeçare, Dove Cameron, i tha “po” italianit dje në një ceremoni në Toskanë të Italisë. Nuk vonoi shumë që fotot nga dita e tyre të shpërndaheshin në internet.
Veshja e Cameron ishte e ngushtuar në bel dhe përfshinte një kravatë të bardhë dhe një pelerinë të derdhur, ndërsa këngëtari i grupit që e fitoi edicionin e 2021 të Eurovizionit e kishte kompletuar veshjen ngjyrë krem me një shall mëndafshi.
Thashethemet për lidhjen e çiftit nisën të qarkullonin pasi aktorja mori pjesë në një nga koncertet e grupit Maneskin në shtator të vitit 2023. Ishte Cameron ajo e cila e bëri lidhjen e tyre zyrtare në Instagram në shkurt të 2024, duke publikuar një fotografi të ëmbël ku David shihej duke i mbajtur këpucët e saj me taka.
Në fillim të këtij viti ata veçse njoftuan fejesën e tyre në rrjete sociale.