Haxhiu: Nëse shkojmë në zgjedhje, nuk i ndihmojmë as ata që janë në Hagë – ditët i kemi të numëruara

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes së Kryesisë, është zotuar që Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara do ta trajtojnë me prioritet. “Sa i përket projektligjit, e pyetëm zoti Tahirin [Arian Tahirin], se më kënd janë konsultuar. Çfarëdo iniciative ligjore, ekipet mbrojtëse nuk janë…

Lajme

25/09/2026 13:15

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes së Kryesisë, është zotuar që Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara do ta trajtojnë me prioritet.

“Sa i përket projektligjit, e pyetëm zoti Tahirin [Arian Tahirin], se më kënd janë konsultuar. Çfarëdo iniciative ligjore, ekipet mbrojtëse nuk janë konsultuar dhe mendoj që është gabim. Në momentin kur kam pranuar projektligjin, e kemi proceduar në Qeveri. Kam qenë në komunikim me kryeministrin Kurti, u zotova edhe në mbledhje, që projektligji të trajtohet me prioritet, sidomos që tani i kemi ditët e numëruara”, tha ajo.

Pos tjerash, ajo tha se përderisa afati i fundit për zgjedhjen e 6 tetorit, sipas saj, të gjithë akterët politikë duhet të kontribuojnë që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

“Dhe kur jemi te vendimi i Gjykatës Kushtetuese, deri më 6 tetor, duhet ta zgjedhim presidentin, atëherë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Është e rëndësishme, që secili prej nesh të japë kontribut që të mos shkojë vendi në zgjedhje, sidomos kur flasim për procesin në Hagë, nuk i ndihmojmë as Kosovës, as qytetarëve që po protestojnë në mënyrë paqësore, por as atyre që janë në Hagë, nuk iu ndihmojmë, që me vetëdije të plotë, pa kokëçarje, të çojmë vendin në zgjedhje”./Lajmi.net/