Besnik Tahiri: Aleanca mbështet nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ajo tashmë është në Qeveri
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka konfirmuar që nisma ligjore e PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara tashmë është në Qeveri. Ai ndër të tjera theksoi se Aleanca e mbështet PDK-në këtë nismë. “Aleanca në këtë takim e ritheksoi atë që e ka thënë para tre ditëve, nevojën që Kuvendi…
Lajme
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka konfirmuar që nisma ligjore e PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara tashmë është në Qeveri.
Ai ndër të tjera theksoi se Aleanca e mbështet PDK-në këtë nismë.
“Aleanca në këtë takim e ritheksoi atë që e ka thënë para tre ditëve, nevojën që Kuvendi i Kosovës të ketë një deklarim politik, deklarata për Rezolutë që do të dënonte, dhe në të njëjtën kohë do të kërkonte drejtësi për katër çlirimtarët tanë në Hagë. Këtë kërkesë e theksova në takimin e kryesisë, por në të njëjtën kohë edhe i dhashë mbështetje Grupit Parlamentar të PDK-së për nisëm e tyre që tashmë është në Qeveri”, tha ai./Lajmi.net/