Protestuesit kërkesë Kryesisë së Kuvendit: Futeni nesër në rend të ditës ligjin për Specialen

Në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”, qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë i kërkuan Kryesisë së Kuvendit që në mbledhjen e nesërme ta fusë në rend të ditës Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Gjatë protestës, reflektorët u kthyen nga objekti i Qeverisë. Kërkesa…

Lajme

24/09/2026 22:02

Në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”, qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë i kërkuan Kryesisë së Kuvendit që në mbledhjen e nesërme ta fusë në rend të ditës Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Gjatë protestës, reflektorët u kthyen nga objekti i Qeverisë.

Kërkesa vjen në prag të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e cila është thirrur për nesër me pika të tjera në rendin e ditës.

Protestuesit kërkojnë që projektligji të trajtohet me përparësi.

Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.