Nata e nëntë e protestave: Sheshi plotë edhe sonte, qytetarët duan drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Për të nëntën natë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Protestat po vazhdojnë prej ditësh pas vendimit të 16 shtatorit. Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin…
Lajme
Për të nëntën natë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Protestat po vazhdojnë prej ditësh pas vendimit të 16 shtatorit.
Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet. Vendimi është subjekt i ankesës dhe pala mbrojtëse do t’i drejtohet Apelit për këtë vendim.
Në protestën e nëntë, qytetarët kanë mbushur sërish sheshin, duke shprehur kundërshtimin ndaj dënimeve dhe mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së.
Tubimet janë organizuar pas shpalljes së aktgjykimit dhe kanë vijuar çdo mbrëmje, me pjesëmarrësit që kërkojnë drejtësi dhe kundërshtojnë vendimin e dhënë në Hagë. Protestat po zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme në Prishtinë, ndërsa pjesëmarrësit pritet të vazhdojnë tubimet edhe në ditët në vijim./lajmi.net/