Arrestohet 42-vjeçari në Prishtinë i dënuar me 4 vjet burgim për vjedhje të rëndë
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, përkatësisht zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, kanë realizuar me sukses arrestimin e një personi të kërkuar. Policia njofton se “i arrestuari, B.A, mashkull, 42 vjeç, ishte i kërkuar për veprën penale “Vjedhje të rëndë”, për të cilën ishte dënuar me 4 vite burgim”. “Pas arrestimit dhe përfundimit të…
Lajme
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, përkatësisht zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, kanë realizuar me sukses arrestimin e një personi të kërkuar.
Policia njofton se “i arrestuari, B.A, mashkull, 42 vjeç, ishte i kërkuar për veprën penale “Vjedhje të rëndë”, për të cilën ishte dënuar me 4 vite burgim”.
“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës”, thuhet në njoftim.