Rritet luksi – Komuna e Gjilanit blen veturë 25 mijë euro për Kryetarin Hyseni

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka blerë veturë të re. Këtë veturë, e ka blerë me para të buxhetit të Komunës së Gjilanit, përmes tenderit. Vetura e re e kryetarit Hyseni ka kushtuar plotë 24 mijë e 850 euro, shkruan lajmi.net. Kompania që ka fituar tenderin është “Delta Trade RTC SH.P.K Rruga Marie…

Lajme

24/09/2026 15:37

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka blerë veturë të re.

Këtë veturë, e ka blerë me para të buxhetit të Komunës së Gjilanit, përmes tenderit.

Vetura e re e kryetarit Hyseni ka kushtuar plotë 24 mijë e 850 euro, shkruan lajmi.net.

Kompania që ka fituar tenderin është “Delta Trade RTC SH.P.K Rruga Marie Shllaku PN. Gjilan 812094621”.

Në dosjen e tenderit, nuk është dhënë informacioni se cfare tipi të veturës do ta ketë në përdorim tashmë Alban Hyseni. /Lajmi.net/