Trevjetori i rënies së Afrim Bunjakut, nesër zhvillohen aktivitete përkujtimore
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nesër, më 24 shtator 2026, do të zhvillohen aktivitete përkujtimore në shënim të trevjetorit të rënies në krye të detyrës të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku. Aktivitetet do të nisin në orën 10:00 me vizitë te familja e Bunjakut në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, ndërsa në orën…
Lajme
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nesër, më 24 shtator 2026, do të zhvillohen aktivitete përkujtimore në shënim të trevjetorit të rënies në krye të detyrës të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Aktivitetet do të nisin në orën 10:00 me vizitë te familja e Bunjakut në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, ndërsa në orën 10:40 do të bëhen homazhe te varri i tij, raproton lajmi.net
Në orën 12:00, në fshatin Banjskë të Zveçanit, do të vendoset gurthemeli i obeliskut të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Aktivitetet përkujtimore do të përmbyllen me Akademinë Përkujtimore, e cila do të mbahet në orën 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
MPB-ja ka ftuar mediat që të marrin pjesë dhe t’i pasqyrojnë këto aktivitete./Lajmi.net/