Kusari-Lila priti ambasadorin e ri të Francës, diskutohet për bashkëpunimin ekonomik

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet. Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Kosovës dhe Francës, me fokus në bashkëpunimin ekonomik, marrëdhëniet tregtare dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit në fushën e ndërmarrësisë dhe inovacionit. Postimi i…

Lajme

23/09/2026 19:38

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Kosovës dhe Francës, me fokus në bashkëpunimin ekonomik, marrëdhëniet tregtare dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit në fushën e ndërmarrësisë dhe inovacionit.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, z. Jean-François Huchet.

Me Ambasadorin Huchet biseduam për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Kosovës dhe Francës, me fokus në bashkëpunimin ekonomik, marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, si dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit në fushën e ndërmarrësisë dhe inovacionit.

Gjithashtu, gjatë takimit prezantuam të arriturat dhe përpjekjet tona për ta promovuar Kosovën si një vend atraktiv për investitorët francezë, si dhe për të rritur praninë e produkteve “Made in Kosova” në tregun françez.

Në këtë drejtim, MINTI mbështetë tetë biznese kosovare nga sektori i përpunimit të ushqimit për pjesëmarrje në panairin SIAL Paris 2026, i cili mbahet prej 17-21 tetor.

Në ditët në vijim do të intensifikojmë bashkëpunimin për organizimin e Ditëve të Biznesit Francez në Kosovë (Shkurt 2027), në koordinim me Ambasadën e Kosovës në Paris, si dhe do të punojmë për një program më të strukturuar të bashkëpunimit në fushat e industrisë, tregtisë, ndërmarrësisë dhe inovacionit.

Francën e shohim si një partner të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit privat, investimeve dhe inovacionit në Kosovë.