Gjykata Kushtetuese: Afati për zgjedhjen e presidentit mbaron më 6 tetor

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se procedura për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës duhet të përfundojë deri më 6 tetor 2026. Në vendimin e publikuar të mërkurën, Gjykata ka sqaruar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. Kjo do të thotë se Kuvendi i Kosovës ka…

Lajme

23/09/2026 15:04

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se procedura për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës duhet të përfundojë deri më 6 tetor 2026.

Në vendimin e publikuar të mërkurën, Gjykata ka sqaruar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor.

Kjo do të thotë se Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 6 tetor për ta zgjedhur Presidentin e ri.

Gjykata ka lidhur fillimin e këtij afati me vonesën në konstituimin e Kuvendit, duke konstatuar se Kuvendi është konstituuar pasi kishte kaluar afati prej 30 ditësh.

Megjithatë, Gjykata ka vlerësuar se kjo vonesë nuk e anulon Qeverinë e zgjedhur më 13 shtator, duke konstatuar se zgjedhja e saj është në përputhje me Kushtetutën.

Ndërkohë, Gjykata ka kërkuar që Kuvendi të zgjedhë sa më shpejt edhe nënkryetarin që i takon grupit të dytë më të madh parlamentar. /Lajmi.net/