Peja bëhet nikoqire e Kampionatit Ballkanik të Xhudos
Peja do të jetë këtë fundjavë qendër e xhudos ballkanike, me Kampionatin Ballkanik për Seniorë, U23 dhe Mixed Team 2026, i cili do të zhvillohet më 26 dhe 27 shtator në palestrën sportive “Karagaç”. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë xhudistë nga rreth dhjetë shtete të rajonit, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin…
Sport
Peja do të jetë këtë fundjavë qendër e xhudos ballkanike, me Kampionatin Ballkanik për Seniorë, U23 dhe Mixed Team 2026, i cili do të zhvillohet më 26 dhe 27 shtator në palestrën sportive “Karagaç”.
Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë xhudistë nga rreth dhjetë shtete të rajonit, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Greqinë, Moldavinë, Turqinë dhe Bullgarinë.
Gara do të nisë të shtunën, më 26 shtator, me konkurrencën individuale në kategoritë e meshkujve nga -60 deri në +100 kilogramë, si dhe në kategoritë e femrave nga -48 deri në +78 kilogramë.
Luftat preliminare janë paraparë të nisin në ora 10:00, ndërsa ceremonia zyrtare e hapjes do të mbahet në ora 15:30. Blloku final i ditës së parë do të nisë në ora 16:00.
Dita e dytë, 27 shtator, do t’i kushtohet garave Mixed Team, me luftat preliminare që do të nisin po ashtu në ora 10:00.
Për Kosovën, ky është viti i katërt radhazi që organizon Kampionatin Ballkanik, ndërsa palestra “Karagaç” pritet të jetë nikoqire e një tjetër gare të rëndësishme ndërkombëtare të xhudos.
Organizatorët kanë ftuar tifozët që të jenë të pranishëm në “Karagaç” dhe të mbështesin xhudistët kosovarë gjatë dy ditëve të garave.