Punimet vazhdojnë në rrugët e Kosovës, ekipet dalin në terren edhe në rajonin e Pejës

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se po vazhdon mirëmbajtja e rrugëve në të gjithë territorin e Kosovës. Sipas njoftimit të ministrisë, në kuadër të planit mujor të mirëmbajtjes, aktualisht po zhvillohen punime në rrugën nacionale N9, në zonën e Dukagjinit, përkatësisht në rajonin e Pejës. Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren duke punuar në përmirësimin…

Lajme

22/09/2026 15:46

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se po vazhdon mirëmbajtja e rrugëve në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit të ministrisë, në kuadër të planit mujor të mirëmbajtjes, aktualisht po zhvillohen punime në rrugën nacionale N9, në zonën e Dukagjinit, përkatësisht në rajonin e Pejës.

Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren duke punuar në përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Ministria ka bërë të ditur se po vazhdon zbatimin e planeve mujore të mirëmbajtjes në të gjitha rajonet, me qëllim të organizimit më efikas, mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe realizimit të rregullt të punimeve.

Ndërkohë, qytetarët janë lutur të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në segmentet ku po zhvillohen punime. /Lajmi.net/