Totaj fton qytetarët në protestën e 25 shtatorit në Prizren: Me dinjitet, me qetësi, me zë të fuqishëm
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet më 25 shtator në këtë komunë, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Përmes një postimi në Facebook, Totaj ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit paqësor në Prizren, me qëllim të shprehjes…
Lajme
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet më 25 shtator në këtë komunë, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Totaj ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit paqësor në Prizren, me qëllim të shprehjes së qëndrimit dhe indinjatës, si dhe për të mbrojtur, siç ka thënë ai, dinjitetin e atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
“Ky është moment për të dëshmuar se zëri ynë mund të jetë i fuqishëm edhe kur shprehet me dinjitet, qetësi dhe në mënyrë demokratike”, ka shkruar Totaj.
Protesta do të mbahet në sheshin “Shadërvan”, nga ora 19:00, ndërsa është organizuar nga fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta.
“Me dinjitet. Me qetësi. Me zë të fuqishëm”, ka shkruar ndër të tjera Totaj. /Lajmi.net/