“Vendimi i Hagës” nxjerr nxënësit në protestë në Malishevë, marshojnë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha”, Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” dhe Gjimnazit “Lasgush Pogradeci” në Kijevë, po protestojnë sot në Malishevë. Ata po protestojnë në kundërshtim të verdiktit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara dënuan me plot 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e…
Lajme
Nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha”, Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” dhe Gjimnazit “Lasgush Pogradeci” në Kijevë, po protestojnë sot në Malishevë.
Ata po protestojnë në kundërshtim të verdiktit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara dënuan me plot 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.