Aksident mes trenit dhe veturës në Klinë, tre persona bëhen për spital

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe veturës. Lajmi është konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova. Rugova bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Jagodë të Klinës. “Personat e lënduar janë bartuar me autoambulancë për në sptalin rajonal të Pejës ku po…

Lajme

22/09/2026 08:32

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe veturës.

Lajmi është konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

Rugova bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Jagodë të Klinës.

“Personat e lënduar janë bartuar me autoambulancë për në sptalin rajonal të Pejës ku po marrin trajtim mjekësor”, deklaroi Rugova.

Mësohet se gjendja pacientëve është stabile.