Grabovci pas vizitës te familjet e krerëve të UÇK-së: Hashimi, Kadriu, Baci, Jakupi e Rexha janë çlirimtarë dhe kështu do të mbeten
Ish-i burgosuri politik dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci, ka bërë të ditur se së bashku me Azem Sylën ka vizituar familjet e ish-krerëve të UÇK-së, pas aktgjykimit të fundit në Hagë. Përmes një postimi në Facebook, Grabovci ka thënë se familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë…
Lajme
Ish-i burgosuri politik dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci, ka bërë të ditur se së bashku me Azem Sylën ka vizituar familjet e ish-krerëve të UÇK-së, pas aktgjykimit të fundit në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Grabovci ka thënë se familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë dëshmuar, sipas tij, forcë, dinjitet dhe qëndresë përballë kësaj situate.
“Me Azem Sylën, vizituam familjet e krerëve të UÇK-së, të cilët këto ditë u përballën me një vendim të padrejtë, të papranueshëm e të pambështetur në fakte”, ka shkruar Grabovci.
Ai ka theksuar se lufta e UÇK-së, sipas tij, ishte luftë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare.
“Historia nuk mund të ndryshohet dhe sakrifica e popullit të Kosovës për liri e pavarësi nuk mund të zhbëhet”, ka shkruar ai.
Grabovci ka thënë se ai dhe Syla kanë qenë pranë këtyre familjeve edhe në të kaluarën dhe se, sipas tij, do të vazhdojnë të jenë bashkë me to.
“Jo veç në këto momente, por me këto familje, ishim bashkë në të kaluarën, jemi bashkë sot dhe gjithmonë do të jemi bashkë”, ka shkruar Grabovci.
“Hashimi, Kadriu, Baci, Jakupi e Rexha janë çlirimtarë dhe kështu do të mbeten në kujtesën e popullit tonë”, ka përfunduar ai.
Grabovci ka qenë një nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që kishte votuar pro themelimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. /Lajmi.net/