Abdixhiku pret delegacionin francez, diskutojnë për forcimin e partneritetit dhe integrimin e Kosovës në BE
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim një delegacion të deputetëve të Asamblesë Kombëtare të Francës, të shoqëruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet. Sipas njoftimit të lëshuar nga LDK, gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës, me theks në thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim një delegacion të deputetëve të Asamblesë Kombëtare të Francës, të shoqëruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.
Sipas njoftimit të lëshuar nga LDK, gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës, me theks në thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.
Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, si dhe për kontributin e saj në proceset demokratike, zhvillimin institucional dhe avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian.
Në takim është theksuar edhe rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Francën dhe mbështetjes së saj për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Po ashtu, Abdixhiku ka vlerësuar si të rëndësishme mbështetjen franceze për forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Lajmi.net/