9 vjet burgim për të miturin që ia mori jetën 27-vjeçarit në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim ndaj të miturit A.O, i cili u dënua me 9 vjet burgim për vrasjen e 27 vjeçarit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 14 qershor 2026, në fshatin Kobaj të Prizrenit. “I mituri A.O., në bashkëkryerje me të pandehurin Sh.O., (vëllain e tij) me dashje e privojnë nga…

Lajme

21/09/2026 14:50

Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim ndaj të miturit A.O, i cili u dënua me 9 vjet burgim për vrasjen e 27 vjeçarit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 14 qershor 2026, në fshatin Kobaj të Prizrenit.

“I mituri A.O., në bashkëkryerje me të pandehurin Sh.O., (vëllain e tij) me dashje e privojnë nga jeta viktimën A.O., duke përdorur mjetet e mprehta – thika i sulmojnë dhe i godasin viktimat A.O., dhe I.O (i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore) ashtu që i mituri A.O., gjatë përleshjes me thikë e godet një herë në gjoks viktimën, i cili nga plagët e marra rrëzohet në tokë ku gjatë rrugës për në spital dërgohet pa shenja jete ku është bërë edhe konstatimi i vdekjes së tij”, thuhet në aktakuzë.

Tutje në njoftimin e gjykatës thuhet se i pandehuri A.O, ka pranuar fajësinë për kryerjen e veprës penale.

“Pas kësaj trupi gjykues ka vlerësuar se i mituri ka kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit-përgjegjësisë. Pranimi i përgjegjësisë është bërë pas konsultimeve të mjaftueshme me mbrojtësin e tij, dhe pastaj trupi gjykues ka marrë aktvendim, me të cilin PRANOHET pranimi i përgjegjësisë-fajësisë nga i mituri A.O., nga fshati Kobaj – Komuna e Prizrenit, për shkak se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale – vrasja e rëndë, nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5, lidhur me nenin 31, të KPRK-së, dhe veprën penale – mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366, par.1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Shënim: Lënda ndaj dy (2) të dyshuarve të tjerë, Sh.O., dhe A.O., është në fazën e procedurës paraprake/hetimore, në Departamentin e Krimeve të Rënda.