Uji nga Badoci i pijshëm, analizat e fundit brenda standardeve
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka reaguar lidhur me shqetësimet e ngritura së fundmi për cilësinë e ujit në liqenin e Badocit. Në një njoftim për qytetarët, KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se, bazuar në analizat e realizuara, uji nga Badoci është i pijshëm dhe i përshtatshëm për konsum njerëzor, si në rastin e…
Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka reaguar lidhur me shqetësimet e ngritura së fundmi për cilësinë e ujit në liqenin e Badocit.
Në një njoftim për qytetarët, KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se, bazuar në analizat e realizuara, uji nga Badoci është i pijshëm dhe i përshtatshëm për konsum njerëzor, si në rastin e ujit të trajtuar, ashtu edhe atij të patrajtuar në liqen.
Sipas kompanisë, analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike kryhen rregullisht nga laboratori i akredituar i KRU “Prishtina”, me qëllim monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit dhe garantimin e sigurisë për konsumatorët.
“Analizat fiziko-kimike të ujit të patrajtuar (aeratorit) dhe ujit të trajtuar, të datës 21.09.2026, janë brenda standardit për ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e kompanisë.