“Po familja e Rexhes?” – Hamza përgjigjet pas kritikave për mosvizitë: Ju kam shkruar, pres të takohemi
Pas vizitave te familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është përballur me kritika në komentet e postimit të tij. Një nga komentuesit, ka ngritur si çështje faktin se Hamza nuk kishte vizituar edhe familjen e ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimit. “Vizitë e duhur në kohën e duhur,…
Lajme
Pas vizitave te familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është përballur me kritika në komentet e postimit të tij.
Një nga komentuesit, ka ngritur si çështje faktin se Hamza nuk kishte vizituar edhe familjen e ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimit.
“Vizitë e duhur në kohën e duhur, mbështetje morale ndaj familjeve të Thaçit, Veselit e Krasniqit, por për mendimin tim nuk është dashur të anashkalohet familja e Rexhes, andaj uniteti në këtë kohë është e domosdoshme!”, ka shkruar qytetari.
Hamza i është përgjigjur komentit duke thënë se edhe familjes së Rexhep Selimit i kishte shkruar dhe se pret që të takohen.
“Edhe familjes së z. Selimi i kam shkruar dhe besoj se, kurdo që ata të jenë në mundësi, do të takohemi!”, është përgjigjur Hamza.
Reagimi vjen pas vizitave të Hamzës te familjet e ish-krerëve të UÇK-së, vizita të cilat ai i ka paraqitur si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për familjet e tyre pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale.
