Të shtëna me armë në një aheng familjar në Ferizaj, sekuestrohet një armë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së shtunës në një aheng familjar në fshatin Gaçkë të Ferizajt. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 19 shtator, rreth orës 20:50. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar lokacionin e ahengut. I dyshuari, M.N., 40 vjeç, ka pranuar se kishte shtënë…
Lajme
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së shtunës në një aheng familjar në fshatin Gaçkë të Ferizajt.
Sipas Policisë, rasti është raportuar më 19 shtator, rreth orës 20:50. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar lokacionin e ahengut.
I dyshuari, M.N., 40 vjeç, ka pranuar se kishte shtënë disa herë me armë në ajër.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.