Përplasje mes vjehrrave e rejave, dy raste të dhunës në familje në Prishtinë e Malishevë
Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë dhe Malishevë. Në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 23:45, janë shoqëruar në stacionin policor dy gra, vjehrra dhe reja, pasi kishin pasur mosmarrëveshje mes vete. Sipas Policisë, të dyshuarat kanë deklaruar se në vazhdimësi kanë pasur mosmarrëveshje. Në konsultim me prokurorin kujdestar, ato janë liruar dhe…
Lajme
Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë dhe Malishevë.
Në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 23:45, janë shoqëruar në stacionin policor dy gra, vjehrra dhe reja, pasi kishin pasur mosmarrëveshje mes vete.
Sipas Policisë, të dyshuarat kanë deklaruar se në vazhdimësi kanë pasur mosmarrëveshje. Në konsultim me prokurorin kujdestar, ato janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, në Malishevë, dje rreth orës 12:00, është arrestuar një grua pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht renë e saj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, nuk raportohet për persona të lënduar.
“Është arrestuar e dyshuara f/k, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën f/k (rejën e sajë). Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.
Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti në Malishevë vazhdon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/