Granatë dore dhe 9 gëzhoja gjenden në një rrugë të Vushtrrisë
Një granatë dore dhe nëntë gëzhoja të pushkës së gjuetisë janë gjetur në rrugën “Arsim Muzaqi” në Vushtrri. Rasti është raportuar më 19 shtator, rreth orës 14:39, pasi një dëshmitar ka njoftuar Policinë se disa fëmijë i kishin thënë se kishin parë një bombë dore. “Dëshmitari m/k ka raportuar se derisa ka qenë duke kaluar…
Lajme
Një granatë dore dhe nëntë gëzhoja të pushkës së gjuetisë janë gjetur në rrugën “Arsim Muzaqi” në Vushtrri.
Rasti është raportuar më 19 shtator, rreth orës 14:39, pasi një dëshmitar ka njoftuar Policinë se disa fëmijë i kishin thënë se kishin parë një bombë dore.
“Dëshmitari m/k ka raportuar se derisa ka qenë duke kaluar rrugën, disa fëmijë e kanë njoftuar se kanë parë një bombë dore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Pas njoftimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka siguruar atë. Njësitë përkatëse kanë sekuestruar një granatë dore dhe nëntë gëzhoja të pushkës së gjuetisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është nën hetime. /Lajmi.net/