Transportonte dy viça pa dokumente përcjellëse, ndalohet automjeti në Kamenicë

Një automjet transportues është ndaluar në fshatin Hodonoc të Kamenicës, pasi gjatë kontrollit është vërejtur se po transportonte dy viça pa dokumente përcjellëse. Rasti ka ndodhur më 19 shtator, rreth orës 12:35. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, automjeti drejtohej nga një person i dyshuar. “Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar automjeti transportues…

Lajme

20/09/2026 09:08

Një automjet transportues është ndaluar në fshatin Hodonoc të Kamenicës, pasi gjatë kontrollit është vërejtur se po transportonte dy viça pa dokumente përcjellëse.

Rasti ka ndodhur më 19 shtator, rreth orës 12:35.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, automjeti drejtohej nga një person i dyshuar.

“Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar automjeti transportues që drejtohej nga i dyshuari m/k dhe gjatë kontrollit është vërejtur se transportonte dy viça pa dokumente përcjellëse”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-it dhe prokurori kujdestar, ndërsa rasti i është dorëzuar AUV-it. /Lajmi.net/