E goditi me thikë një person, policia e arreston të dyshuarin në Prishtinë
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka goditur me thikë një person tjetër. Rasti ka ndodhur më 18 shtator, rreth orës 22:00, në rrugën “Bill Klinton”. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar më 19 shtator. “Me datë 19.09.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (m/k) pasi që…
Lajme
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka goditur me thikë një person tjetër.
Rasti ka ndodhur më 18 shtator, rreth orës 22:00, në rrugën “Bill Klinton”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar më 19 shtator.
“Me datë 19.09.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (m/k) pasi që i njëjti ka goditur me thikë viktimën m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/