Hajrizi: Protestat po rriten çdo ditë, po na bashkohen edhe ish-ushtarë e të rinj

Protestat në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale do vazhdojnë edhe sonte, ndërsa sipas organizatorit, Çlirim Hajrizi, numri i pjesëmarrësve po rritet çdo ditë. Hajrizi tha se protestave po u bashkohen vazhdimisht ish-ushtarë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, artistë dhe qytetarë të rinj. “Son­te nuk besoj që ka me ndryshu kurrgjë përveç numrit të pjesëmarrësve,…

Lajme

20/09/2026 08:34

Protestat në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale do vazhdojnë edhe sonte, ndërsa sipas organizatorit, Çlirim Hajrizi, numri i pjesëmarrësve po rritet çdo ditë.

Hajrizi tha se protestave po u bashkohen vazhdimisht ish-ushtarë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, artistë dhe qytetarë të rinj.

“Son­te nuk besoj që ka me ndryshu kurrgjë përveç numrit të pjesëmarrësve, i cili po ndryshon çdo ditë. Po rritemi çdo ditë e më shumë. Po na bashkohen çdo ditë ushtarët e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, njerëz me influencë në Kosovë, artistë të ndryshëm”, tha Hajrizi mbrëmë në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.