“Shihemi n’21:00 n’shesh”: Protesta vazhdon edhe sonte në “Skënderbeu”

Edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të ketë sërish tubim të qytetarëve. Në ditën e pestë, protesta do të nisë prej orës 21:00, e cila ka për qëllim kundërshtimin e aktgjykimit të shkallës së parë nga Gjykata Speciale për ish-presidentin Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. “Shihemi n’21:00 n’shesh”, ka…

Lajme

20/09/2026 08:18

Edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të ketë sërish tubim të qytetarëve.

Në ditën e pestë, protesta do të nisë prej orës 21:00, e cila ka për qëllim kundërshtimin e aktgjykimit të shkallës së parë nga Gjykata Speciale për ish-presidentin Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Shihemi n’21:00 n’shesh”, ka njoftuar platforma ‘Liria ka Emër”.

Kundër vendimit të Speciales, dje pasdite protesta janë mbajtur edhe në Diasporë, në Gjermani, Zvicër e Austri.

Më 16 shtator, Trupi Gjykues i shpalli të katër të akuzuarit fajtorë, ndërsa i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim duke llogaritur edhe kohën e qëndrimit në paraburgim.