Jarinje: Policia arreston dy serbë, kishin thika e bluza me simbole nacionaliste në veturë

Policia e Kosovës, në kuadër të kontrolleve të shtuara në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, në hyrje të pikëkalimit kufitar Jarinje, mbi dyshimin e bazuar kanë ndaluar për kontrolle në vijën e dytë një automjet me targa serbe (VA), në të cilin gjendeshin dy persona. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: – 5 thika,…

Lajme

19/09/2026 19:25

Policia e Kosovës, në kuadër të kontrolleve të shtuara në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, në hyrje të pikëkalimit kufitar Jarinje, mbi dyshimin e bazuar kanë ndaluar për kontrolle në vijën e dytë një automjet me targa serbe (VA), në të cilin gjendeshin dy persona.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:

– 5 thika, (dy prej tyre taktike\luftarake);

– 1 kamerë Go-Pro (me mbajtës);

– 2 bluza me simbole nacionaliste dhe mbishkrime nacionaliste ‘Freedom or Death’ & ‘Defend Europe since – 1312’ ‘Regrut’;

– 2 Pajisje multi-funksionale;

– 1 flamur i Serbisë (llogo) SRB;

– 1 vulë me katër S dhe me mbishkrim ‘Udruzenje Ljubitelja Srednjvekovnih Borilackih Sportova, Sremski Karlovci’;

– 1 ID Kartë.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”, ndërsa dy personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.