“Jo në emrin tim”, mërgimtarët ftohen të protestojnë sonte në Stuttgart

Bashkatdhetarët që jetojnë në Gjermani janë ftuar të marrin pjesë në protestën që do të mbahet sonte në Stuttgart. Protesta, e cila është paralajmëruar të nisë në ora 19:00, organizohet nga të rinj shqiptarë në Gjermani dhe vjen si kundërshtim ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në…

Lajme

19/09/2026 14:15

Bashkatdhetarët që jetojnë në Gjermani janë ftuar të marrin pjesë në protestën që do të mbahet sonte në Stuttgart.

Protesta, e cila është paralajmëruar të nisë në ora 19:00, organizohet nga të rinj shqiptarë në Gjermani dhe vjen si kundërshtim ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

“Jo në emrin tim” është motoja e protestës, për të cilën organizatorët kanë njoftuar se është lejuar nga policia e qytetit.

Në njoftimin për protestë, pjesëmarrësit janë ftuar të jenë të pajisur me flamurin kombëtar dhe emblemën e UÇK-së, si dhe të veshur me ngjyrat kuq e zi.