“Shihemi përsëri në sheshin e lirisë”, Krasniqi: Zëri ynë duhet të dëgjohet çdo ditë, derisa drejtësia të vihet në vend

Ish-kryetari i PDK-së, Memi Krasniqi, ka bërë me dije se protestat e qytetarëve për të kundërshtuar Gjykatën Speciale nuk do të ndalen. Ai ka paralajmëruar se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet çdo ditë, derisa drejtësia të vihet në vend. Në profilin e tij në Facebook, Krasniqi ka shkruar se edhe sonte do të protestohet…

Lajme

18/09/2026 15:36

Ish-kryetari i PDK-së, Memi Krasniqi, ka bërë me dije se protestat e qytetarëve për të kundërshtuar Gjykatën Speciale nuk do të ndalen.

Ai ka paralajmëruar se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet çdo ditë, derisa drejtësia të vihet në vend.

Në profilin e tij në Facebook, Krasniqi ka shkruar se edhe sonte do të protestohet në sheshin e lirisë.

“Dolëm mbrëmë, dolëm sot në mesditë, do të dalim prapë edhe shumë herë tjera për ta kundërshtuar padrejtësinë e paskrupullt të Gjykatës së Hagës. Është koha jonë, e secilit prej nesh, pa dallim, të dalim dhe të protestojmë. Të mos ndalemi. Zëri ynë duhet të dëgjohet çdo ditë, derisa drejtësia të vihet në vend. UÇK-ja ishte lufta e një populli për liri, prandaj mbrojtja e së vërtetës së saj është mbrojtje e vetë lirisë sonë. Shihemi përsëri në sheshin e lirisë!”, ka shkruar ai.