​Politikanët e Mitrovicës Jugore sonte bëhen bashkë për katërshen e UÇK-së

Sot në ora 18:00 do të mbahet seancë e përbashkët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, ku pritet të miratohet një deklaratë lidhur me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu ka njoftuar shefi i Grupit të PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut, Shkëlqim Ibrahimi.…

Lajme

18/09/2026 13:34

Sot në ora 18:00 do të mbahet seancë e përbashkët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, ku pritet të miratohet një deklaratë lidhur me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu ka njoftuar shefi i Grupit të PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut, Shkëlqim Ibrahimi.

Sipas tij, seanca është iniciuar nga Grupi i Asamblistëve të Partisë Demokratike dhe mbështetur nga grupet e asamblistëve të të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal.

“Do të miratohet një Deklaratë e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës lidhur me mospajtimin me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, z. Hashim Thaçi, z. Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi”, ka thënë ai.

Ibrahimi ka thënë se kjo çështje nuk është partiake dhe as çështje e pozitës apo opozitës, por lidhet me kujtesën dhe historinë e përbashkët të qytetarëve.

“UÇK-ja është e të gjithëve”, ka shkruar në Facebook kryeasambilsti i PDK-së në Mitrovicë, duke theksuar se të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës duhet të nderohen dhe respektohen pa dallime politike apo partiake.