Deputetët e zyrtarët e PDK-së arrijnë në protestën kundër vendimit të Speciales

Partia Demokratike e Kosovës po merr pjesë në protestën e thirrur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e cila pritet të nisë në pak minuta. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me deputetë të kësaj partie, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Besa Kabashi, Ariana Musliu e zyrtarë të tjerë si Memli Krasniqi i janë bashkuar qytetarëve…

Lajme

18/09/2026 11:48

Partia Demokratike e Kosovës po merr pjesë në protestën e thirrur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e cila pritet të nisë në pak minuta.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me deputetë të kësaj partie, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Besa Kabashi, Ariana Musliu e zyrtarë të tjerë si Memli Krasniqi i janë bashkuar qytetarëve dhe pjesëmarrësve të protestës.

Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me moton “Në mbrojtje të UÇK-së”, pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në sheshin “Skënderbeu” tashmë kanë filluar të mblidhen një numër i madh qytetarësh, ndërsa protesta pritet të nisë në orën 12:00.