Gjithçka gati – Qytetarët nisin të mblidhen tek sheshi “Skënderbeu” për protestën e sotme
Numër i madh i qytetarëve kanë filluar të mblidhen në sheshet e Prishtinës, për të protestuar pas verdiktit të Gjykatës Speciale që dënoi me 81 vite burgim 4shen e UÇK-së në Hagë. Tanimë në sheshin “Skenderbeu” kanë arritur numër i madh i qytetarëve që i bashkohen kësaj proteste, raporton lajmi.net. Kjo protestë vie si kërkesë…
Lajme
Numër i madh i qytetarëve kanë filluar të mblidhen në sheshet e Prishtinës, për të protestuar pas verdiktit të Gjykatës Speciale që dënoi me 81 vite burgim 4shen e UÇK-së në Hagë.
Tanimë në sheshin “Skenderbeu” kanë arritur numër i madh i qytetarëve që i bashkohen kësaj proteste, raporton lajmi.net.
Kjo protestë vie si kërkesë që institucionet e shtetit të ndërmarrin dicka në zhbërjen e kësaj gjykate, pas vendimit që Hashim Thaçi të dënohet me 25 vite burgim, e ku Jakup Krasniqi po ashtu u dënua me 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite burgim si dhe Rexhep Selimi me 13 vite burgim.
Pak më parë ambasada amerikane bëri thirrje që të shmanget sheshi “Skenderbeu” derisa Policia bëri thirrje që protesta të jetë e qetë e qytetraët mos të përdorin maska./Lajmi.net/

