Protesta në Prishtinë, mund të ketë vonesa në qarkullimin e autobusëve

Protesta e paralajmëruar për sot në Prishtinë, në kundërshtim me vendimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritet të sjellë pengesa të përkohshme në qarkullimin në disa pjesë të kryeqytetit. Drejtoria e Mobilitetit ka njoftuar qytetarët se masat e përkohshme për menaxhimin e trafikut mund të ndikojnë edhe në qarkullimin e autobusëve që…

Lajme

18/09/2026 10:25

Protesta e paralajmëruar për sot në Prishtinë, në kundërshtim me vendimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritet të sjellë pengesa të përkohshme në qarkullimin në disa pjesë të kryeqytetit.

Drejtoria e Mobilitetit ka njoftuar qytetarët se masat e përkohshme për menaxhimin e trafikut mund të ndikojnë edhe në qarkullimin e autobusëve që kalojnë në zonat ku zhvillohet protesta, transmeton lajmi.net.

Për pasojë, udhëtarët mund të përballen me vonesa apo ndërprerje të përkohshme të linjave.

Sipas Komunës së Prishtinës, ekipet e Drejtorisë së Mobilitetit do ta monitorojnë situatën në terren dhe do të ndërmarrin masat e nevojshme për të mundësuar vazhdimin e shërbimit të transportit publik, në varësi të gjendjes së trafikut./lajmi.net/