Deklarata e Haradinajt për Specialen në vitin 2015: Po bëhet një monstrum juridik
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka rikthyer në vëmendje një deklaratë të Ramush Haradinajt të 26 qershorit 2015, kur ai kishte kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale. Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka kujtuar qëndrimin e atëhershëm të Haradinajt, i cili kishte bërë thirrje që deputetët të mos i votonin amendamentet kushtetuese që i hapën…
Lajme
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka rikthyer në vëmendje një deklaratë të Ramush Haradinajt të 26 qershorit 2015, kur ai kishte kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale.
Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka kujtuar qëndrimin e atëhershëm të Haradinajt, i cili kishte bërë thirrje që deputetët të mos i votonin amendamentet kushtetuese që i hapën rrugë themelimit të Dhomave të Specializuara.“26 qershor 2015 – Aleanca dhe Ramush Haradinaj ishte kundër Gjykatës Speciale.
Bëri thirrje që të mos votohen amandamentet kushtetuese. E kishte të qartë se Gjykata Speciale po bëhej një monstrum juridik”, ka shkruar Ramadani.