Gjendet pa shenja jete një person në “Breg të Diellit” në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet. Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Pllana njoftoi se rreth orës 08:00 kanë pranuar një informatë për një person pa shenja jete në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka…

Lajme

18/09/2026 08:56

Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana njoftoi se rreth orës 08:00 kanë pranuar një informatë për një person pa shenja jete në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Lajmi.net/