Katër vite burgim për N.S., ngasi veturën në gjendje të dehur

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, përmes kryetarit të trupit gjykues, Leotrim Gashi, pas mbajtjes së seancës dëgjimore publike lidhur me marrëveshjen për pranimin e fajësisë, në të cilën morën pjesë Prokurori i Shtetit, përfaqësuesi i palëve të dëmtuara, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij, sot me datë 17.09.2026 ka shpallur aktgjykimin…

Lajme

17/09/2026 15:03

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, përmes kryetarit të trupit gjykues, Leotrim Gashi, pas mbajtjes së seancës dëgjimore publike lidhur me marrëveshjen për pranimin e fajësisë, në të cilën morën pjesë Prokurori i Shtetit, përfaqësuesi i palëve të dëmtuara, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij, sot me datë 17.09.2026 ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të pandehurit N.S.

I pandehuri N.S. është shpallur fajtor për kryerjen e veprës “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371 par. 4 të Kodit Nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ndaj të pandehurit ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) viteve i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, si dhe dënim plotësues: ndalimi i marrjes së lejes së vozitjes për kategorinë B, në periudhën prej dy (2) viteve, i cili dënim do të ekzekutohet pas mbajtjes së dënimit me burgim, dënim ky i rekomanduar me marrëveshjen për pranimin e fajësisë, të arritur në mes Prokurorisë, të pandehurit dhe mbrojtësit të tij, të cilën marrëveshje e kanë mbështetur të gjitha palët në seancë.

Kurse të dëmtuarit e këtij aksidentit, për realizimin e kërkesës pasurore juridike janë udhëzuar në kontest të rregullt juridiko – civil.