OVL-UÇK thërret protestë për nesër në Prishtinë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur protestë për nesër, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Protesta është thirrur në lidhje me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton lajmi.net Trupi Gjykues dje dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri…

Lajme

17/09/2026 13:45

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur protestë për nesër, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protesta është thirrur në lidhje me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton lajmi.net

Trupi Gjykues dje dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Vendimi është i shkallës së parë dhe ndaj tij palët kanë të drejtë ankese./Lajmi.net/