BESA futet në Top 50 global – historia shqiptare që po tërheq vëmendjen ndërkombëtare
BESA është në Top 50 Shortlist dhe është e nominuar zyrtarisht në Higgsfield Global Film Festival. Filmi i ekipit OLL KORRECT sjell një histori shqiptare në një festival që ka tërhequr 6.278 projekte dhe ka një fond çmimesh prej 1 milion dollarësh. I frymëzuar nga legjenda e Kostandinit dhe Doruntinës, BESA rrëfen historinë e një…
ShowBiz
BESA është në Top 50 Shortlist dhe është e nominuar zyrtarisht në Higgsfield Global Film Festival. Filmi i ekipit OLL KORRECT sjell një histori shqiptare në një festival që ka tërhequr 6.278 projekte dhe ka një fond çmimesh prej 1 milion dollarësh.
I frymëzuar nga legjenda e Kostandinit dhe Doruntinës, BESA rrëfen historinë e një vëllai që i jep nënës fjalën se do t’ia sjellë të bijën në shtëpi. Kur vdekja duket se e ka bërë të pamundur këtë premtim, besa e dhënë bëhet më e fortë se vetë ajo. Në qendër janë dashuria për familjen, humbja dhe përgjegjësia ndaj fjalës së dhënë.
Ekipi mund të zgjidhte çdo histori. Zgjodhi BESA-n për të sjellë Kosovën, Shqipërinë dhe kulturën shqiptare përpara një audience ndërkombëtare. Legjenda, veshjet tradicionale, kullat dhe vlerat që mbart filmi janë pjesë e kësaj zgjedhjeje të vetëdijshme për të përfaqësuar rrënjët tona.
Sipas ekipit, BESA arriti deri këtu me forcat e veta, pa mbulim mediatik apo një fushatë të organizuar mbështetjeje nga publiku shqiptar. Tani synimi është që kjo histori të njihet më gjerë dhe publiku në Kosovë, Shqipëri e diasporë të bëhet pjesë e rrugëtimit të saj.
Një vizion njerëzor, i sjellë në jetë me AI.
Koncepti, përshtatja e historisë, skenari, regjia, montazhi dhe përpunimi i ngjyrave janë punë e ekipit krijues. Inteligjenca artificiale shërbeu si mjet për të krijuar nga e para materialin vizual dhe për ta sjellë këtë botë në jetë. Edhe muzika u krijua me AI, ndërsa përzgjedhja, përpunimi dhe vendosja e saj në film u bënë nga ekipi. Çdo skenë dhe çdo pjesë e filmit u punuan e u montuan veçmas, sipas vizionit njerëzor që e udhëhoqi BESA-n.
Një garë globale me emra të njohur të kinemasë
Në jurinë e festivalit janë Edwin Catmull, ish-president i Walt Disney Animation Studios; Phedon
Papamichael, drejtor fotografie i Ford v Ferrari; Paul W. S. Anderson, regjisor i serisë Resident
Evil; dhe Alex Proyas, regjisor i The Crow dhe Dark City.
Çmimet kryesore, të vendosura nga juria, janë 500.000 dollarë për vendin e parë, 200.000 për të dytin dhe 100.000 për të tretin. Gara përfshin edhe dhjetë përmendje nderi me 10.000 dollarë secila dhe çmimin e publikut prej 100.000 dollarësh, i cili vendoset me votim.
Mbështetja për BESA-n
Votimi për çmimin e publikut hapet më 5 tetor 2026, ora 23:59 UTC (6 tetor, ora 01:59 në Kosovë dhe Shqipëri), në Higgsfield. Ekipi fton personat që tashmë kanë abonim aktiv me pagesë në platformë ta mbështesin BESA-n me votën e tyre sapo të hapet votimi. Nuk kërkohet që njerëzit të blejnë abonim për këtë qëllim.
Për të gjithë të tjerët, shikimi dhe shpërndarja e filmit janë një mbështetje e çmuar. Dëshira e ekipit është që BESA të ecë më tej në këtë garë dhe që historia e saj të arrijë sa më shumë njerëz.
BESA në Higgsfield – versioni zyrtar me titra anglisht
https://higgsfield.ai/@ollkorrect/projects/besa
BESA në YouTube – versioni me titra shqip.
