Komandant Remi për verdiktin e Speciales: Një goditje e rëndë dhe e dhimbshme – Historia nuk ndryshohet me vendime
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa ka dal me reagim pas vendimit të Gjykatës Speciale për të dënuar katërshen e UÇK-së. Komandant Remi ka shkruar se tash është koha të reflektohet me qetësi dhe vendosmëri, transmeton lajmi.net. “Historia nuk ndryshohet me vendime. Ajo mbetet e lidhur me sakrificën, lirinë dhe të drejtën e një…
Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa ka dal me reagim pas vendimit të Gjykatës Speciale për të dënuar katërshen e UÇK-së.
Komandant Remi ka shkruar se tash është koha të reflektohet me qetësi dhe vendosmëri, transmeton lajmi.net.
“Historia nuk ndryshohet me vendime. Ajo mbetet e lidhur me sakrificën, lirinë dhe të drejtën e një populli për të jetuar i lirë.”, tha ndër të tjera Mustafa.
Postimi i plotë:
Vendimi i sotëm në Hagë është një goditje e rëndë dhe e dhimbshme për historinë tonë çlirimtare.
Është koha të reflektojmë me qetësi, por edhe me vendosmëri, përballë një qasjeje që shumëkush e sheh si të njëanshme dhe të padrejtë ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.
Historia nuk ndryshohet me vendime. Ajo mbetet e lidhur me sakrificën, lirinë dhe të drejtën e një populli për të jetuar i lirë.
Kosova duhet të qëndrojë e bashkuar, e matur dhe e vendosur në mbrojtje të së vërtetës historike.
Kosova ka për të fituar mbi të keqen./lajmi.net/