Smith: Trupi Gjykues konstatoi se ZPS-ja vërtetoi dyshimin e arsyeshëm se ishte kryer krimi i luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ndaj 385 personave

Gjykatësi, Charles Smith tha se Zyra e Prokurorisë Speciale ka vërtetuar krimin e luftës se UÇK-ja, pa bazë ligjore, ka hequr lirinë dhe i ka arrestuar në mënyrë arbitrare ndaj 385 personave, duke i ndaluar në objektet e ndalimit. Më poshtë keni konstatimin e plotë të lexuar nga kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith III,…

Lajme

16/09/2026 11:14

Gjykatësi, Charles Smith tha se Zyra e Prokurorisë Speciale ka vërtetuar krimin e luftës se UÇK-ja, pa bazë ligjore, ka hequr lirinë dhe i ka arrestuar në mënyrë arbitrare ndaj 385 personave, duke i ndaluar në objektet e ndalimit.

Më poshtë keni konstatimin e plotë të lexuar nga kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith III, për pikën 3:

Në këtë drejtim, trupi gjykues ju rikujton se kur personave që ju hiqet liria në rrethanat që ndërlidhen me një konflikt, në parim normat e së drejtës ndërkombëtare vazhdojnë të zbatohen në lidhje me personat e ndaluar deri në momentin kur përfundon heqja apo kufizimi i lirisë.

Do të fillojmë me pikën 3, arrestim dhe ndalim i paligjshëm apo arbitrar. Bazuar në tërësinë e provave që disponohen, trupi gjykues ka konstuar se midis prillit 1998 dhe 20 qershorit 1999, se paku 380 persona ju hoq arbitrarisht liria nga anëtarë të UÇK-së në një disa qendra ndalimi të kontrolluara nga UÇK-ja në 14 komuna në Kosovë, dhe në dy rrethe të veriut të Shqipërisë. Viktimat u arrestuan nga anëtarë të UÇK-së dhe anëtarë të policisë ushtarake dhe u quan në qendra të ndalimit të kontrolluara nga UÇK-ja në Kosovë dhe në Shqipërinë veriore. Shumë viktima u arrestuan nga anëtarë të UÇK-së në rrethana të ngjashme, në shtëpitë e tyre ose në rrugë, dhe pastaj u dërguan në një qendër ndalimi nga anëtarë të UÇK-së. Gjatë arrestimit nga anëtarët e UÇK-së shumë viktima u rrahën, u keqtrajtuan verbalisht, iu lidhën sytë, iu lidhën duart apo këmbët dhe iu konfiskuan sendet personale. Provat tregojnë se përgjegjësisht këta persona u arrestuan dhe u ndaluan me akuzat se ishin kolaboracionist të serbëve, kolaboracionist në thonjëza, spiunë në thonjëza, tradhtarë në thonjëza, dhe akuza të tjera të ngjashme. Derisa u ndaluan në Qendrat e Ndalimit, viktimat nuk ishin të lirë të largoheshin, u mbajtën në dhoma të mbyllura me kyç ose të ruajtur me roja, të rrethuar nga anëtarë të armatosur të UÇK-së të cilët nuk i lejonin të largoheshin, shumë prej të ndaluarve ishin të lidhur me zingjir, me pranga ose me duar të lidhura bashkë dhe mbaheshin nën kërcënimin e armëve. Një dëshmitarë që u mbajt i ndaluar nga Llapushnik tregoi se kur e futën në një stallë lopësh, aty ishin katër apo pesë grazhde për kafshë dhe të paktën 7 persona të lidhur si kafshë. Në asnjë moment, ndalimi apo arrestimi i këtyre personave, nuk u arsyetua me ndonjë proces penal, as me arsye logjike, por duke besuar se shqetësimet e sigurisë e bënin absolutisht të domosdoshme heqjen e lirisë së tyre, ndër të ndaluarit kishte mësues shkollash, bujq, punëtorë të thjeshtë dhe në disa raste gra dhe fëmijë. Me disa përjashtime shumë të kufizuara, nuk ka prova se ndonjë prej personave të ndaluar ishte i përfshirë në veprimtari kriminale, kishte marrë pjesë aktive në luftime apo në ndonjë veprimtari tjetër që shkaktonte shqetësimin legjitime sigurie për UÇK-në, që përligjte ndalimin e tyre. Viktimat u mbajtën në ndalim, mbi bazën e akuzave të pafaktuara, jo konkrete dhe të thashethemeve se ishin kolaboracionist të serbëve, si dhe për shkak të përkatësisë etnike, apo pretendimeve të paspecifikuara të spiunimit, apo kontakti, apo veprimtari biznezi me serbë, apo me policinë dhe ushtrinë serbe. Nuk ka prova të besueshme se personat e arrestuar, të mbajtur të ndaluar në objektet e ndalimit të UÇK-së, ishin faktikisht në thonjëza kolaboracionist të serbëve, në thonjëza spiunë, apo tradhtarë në thonjëza, sikurse pretendonte UÇK-ja. Ndonëse trupi gjykues dëgjoi dëshmitë se disa arrestime kanë mundur të jenë të motivuara nga mëritë personale. Trupi gjykues konstatoi se edhe kur mëritë personale mund të kenë luajtur rol në arrestimin fillestar, anëtarët e UÇK-së i formalizuan arrestimet e tyre, pa marrë burimin dhe vërtetësinë e akuzave ndaj atyre personave. Çdoherë, personat u mbajtën të ndaluar nga UÇK-ja dhe u mbajtën të ndaluar në objektet e ndalimit të UÇK-së, ata u quajtën spiunë, kolaboracionist, u keqtrajtuan dhe në disa raste u vranë nga anëtarët e UÇK-së. Mëritë personale mund t’i kenë bërë më të cenueshëm ndaj dëmtimit nga anëtarët e UÇK-së apo nga personat të tjerë që kishin mëri të tilla. Në asnjë moment të ndalimit të tyre, personave nuk iu dhanë garancitë bazë që iu takonin sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare, veçanërisht për një proces ligjor të rregullt bazë dhe trajtim njerëzor. Në veçanti me disa përjashtime shumë të kufizuara, të ndaluarit nuk u informuan zyrtarisht për arsyen e ndalimit të tyre, nuk dolën para ndonjë gjykatësi apo ndonjë tjetër kompetentë dhe nuk iu dha mundësia të kundërshtonin ligjshmërinë e ndalimit të tyre. Përkundrazi, ata mbetën në mëshirën arbitrare të ndaluesve. Trupi gjykues konstatoi se mënyra e qëllimshme, me të cilën viktimat u arrestuan dhe u ndaluan, pa u vënë asnjë arsye për ndalimin e tyre, duke iu mohuar çdo formë e procesit ligjor të rregullt, tregoi se disa prej anëtarëve të UÇK-së të përfshirë bënin arrestimin dhe ndalimin e tyre pa ndonjë arsye të vlefshme dhe në shpërfillje të çdo garancie mbrojtëse. Trupi gjykues konstatoi se në midis prillit 1998 dhe 20 qershorit 1999, në 14 komuna në Kosovë, dhe në disa vendndodhje në dy rrethe të Shqipërisë veriore, anëtarë të UÇK-së kryen qëllime dhe mosveprime, që rezultuan në heqjen e lirisë fizike, të së paku 385 personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime, pa bazë ligjore, pa proces ligjor të rregullt, gjë që e bëri arbitrar arrestimin dhe ndalimin e tyre. Për këto arsye Trupi Gjykues konstatoi se ZPS-ja vërtetoi  dyshimin e arsyeshëm se ishte kryer krimi i luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm, ose sipas pikës 3, ndaj së paku 385 persona./lajmi.net/