“Tronditës dhe thellësisht zhgënjyes” – Gjini reagon pas vendimit të Speciales: Ky aktgjykim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka reaguar në lidhje me dënimin që ka shqiptuar Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke i dënuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vite burgim, Kadri Veselin me 18 vite dhe Rexhep Selimin me 13 vite burgim. Këtë dënim, Gjini e ka quajtur tronditës dhe…
Lajme
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka reaguar në lidhje me dënimin që ka shqiptuar Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke i dënuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vite burgim, Kadri Veselin me 18 vite dhe Rexhep Selimin me 13 vite burgim.
Këtë dënim, Gjini e ka quajtur tronditës dhe thellësisht zhgënjyes.
“Sot mendjet dhe zemrat tona janë me familjet e tyre, me bashkëluftëtarët dhe me gjithë popullin e Kosovës. Ky aktgjykim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike. Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvilloi luftë të drejtë dhe çlirimtare kundër regjimit kriminal të Serbisë. Sot, Kosova është e lirë dhe sovrane falë luftës së djemve dhe vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe falë mbështetjes së pa rezervë të aleatëve tanë! Ta ruajmë Kosovën sepse në atë mënyrë nuk ju japim armiqve kënaqësinë që e presin”, ka shkruar Gjini.
Ai ka thënë se Kosova duhet të bëj shumë më shumë që katër udhëheqësit e UÇK-së të shpallen të lirë në shkallën e dytë të gjykimit. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: