Limaj: Si në rastin tim dhe të Ramush Haradinajt pres që nesër të lirohen edhe ish-krerët e UÇK-së

Ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, një ditë para verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së ka thënë se aktgjykimi lirues për të kishte ndihmuar në aktgjykimin e Ramush Haradinajt, dhe këto dy raste, i tij dhe i Haradinajt, Limaj tha se pret të ndihmojnë në aktgjykimet liruese për katër ish-krerët e UÇK-së. “Është një…

Lajme

15/09/2026 21:36

Ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, një ditë para verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së ka thënë se aktgjykimi lirues për të kishte ndihmuar në aktgjykimin e Ramush Haradinajt, dhe këto dy raste, i tij dhe i Haradinajt, Limaj tha se pret të ndihmojnë në aktgjykimet liruese për katër ish-krerët e UÇK-së.

“Është një natë jashtëzakonisht e vështirë, çdogjë shkon në mendje. Efektet pastaj janë efekte që kemi me i bashkëjetu si Kosovë dhe qytetarë”.

“Do duhej nesër përfundimisht të mbyllet ky kapitull”.

“Po pres që edhe nesër themeluesit e UÇK-së dhe të shtetit të kthehen ashtu siç kanë shkuar, krenar dhe dinjitet”, ka thënë ai.