Ramadani: Kurti e ka përçarë opozitën përmes Abdixhikut dhe Osmanit – LDK është bërë bisht i pushtetit
Analisti, Shkodran Ramadani ka kritikuar bashkëpunimin politik mes kryeministrit Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Përmes një postimi, Ramadani ka pretenduar se Kurti po ndikon në përçarjen e opozitës dhe se LDK-ja, sipas tij, ka hequr dorë nga ambicia për të qenë forcë udhëheqëse e opozitës, raporton lajmi.net Ai ka…
Lajme
Analisti, Shkodran Ramadani ka kritikuar bashkëpunimin politik mes kryeministrit Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Përmes një postimi, Ramadani ka pretenduar se Kurti po ndikon në përçarjen e opozitës dhe se LDK-ja, sipas tij, ka hequr dorë nga ambicia për të qenë forcë udhëheqëse e opozitës, raporton lajmi.net
Ai ka deklaruar se bashkëpunimi mes Abdixhikut dhe Osmanit e ka afruar LDK-në me pushtetin, ndërsa ka argumentuar se mbijetesa politike e një pushteti autoritar, sipas tij, varet edhe nga përçarja e opozitës.
“Albin Kurti ka marre nen njeren sqetull Vjosa Osmanin (kete per here te trete a te katert), e ne sqetullen tjeter Lumir Abdixhikun dhe e ka perça opoziten permes perçarjes se LDK-se. Me tandemin Abdixhiku-Osmani, LDK-ja ka heqe dore nga cdo ambicie per t’u bere lidere opozitare dhe eshte bere bisht i pushtetit. Jetegjatesia e regjimit autoritar varet nga aftesia e tij per ta perçare opoziten. Uniteti opozitar eshte parakusht per cfare mundesie per me rrezu partine qe rrenon rendin kushtetues. Kete Kurti e di shume mire prandaj edhe ka vendose me i neperkembe Abdixhikun e Osmanin, si masha per shkaperdherdhjen e asaj cope, edhe ashtu te vogel, qe ka mbete nga LDK-ja e dikurshme”, ka shkruar Ramadani./Lajmi.net/