Djali i Fatmir Limajt para verdiktit në Hagë: Nesër liria jonë do të lirohet, çlirimtarët do të kthehen në Kosovë

Djali i Fatmir Limajt, Durimi, një ditë para vendimit të madh ndaj katërshes së UÇK-së, ka shkruar për momentet e rënda të para disa viteve, kur familja e tij ishte në pritje të babait për t’u liruar nga Haga. Në rrëfimin e tij se si shkoi atje si fëmijë, ndërsa 17 vjet më vonë për…

Lajme

15/09/2026 11:00

Djali i Fatmir Limajt, Durimi, një ditë para vendimit të madh ndaj katërshes së UÇK-së, ka shkruar për momentet e rënda të para disa viteve, kur familja e tij ishte në pritje të babait për t’u liruar nga Haga.

Në rrëfimin e tij se si shkoi atje si fëmijë, ndërsa 17 vjet më vonë për t’i vizituar bashkëluftëtarët e prindit, Durim Limaj, një gjë thotë se ka mbetur e njëjtë: Padrejtësia.

“Per here te pare erdha ne kete vend ne vitin 2003.

Prita para ketyre dyerve per tre vite, deri ne fund të vitit 2005. Atehere isha femije. Nuk kuptoja shume se çfare po ndodhte. E dija vetem se po vija te vizitoja babin. E dija se po mbahej padrejtesisht, sepse arsyeja ishte lufta. Ajo lufte te cilen e kisha perjetuar vete, si femije 7, 8 dhe 9 vjeçar. Por detajet e padrejtesise nuk i kuptoja.

Shtatembedhjete vjet me vone, u riktheva ne kete vend.

Tashme si profesionist, per te vizituar shoket e babit në rrafshin personal; çlirimtaret dhe themeluesit e shtetit, në rrafshin kombetar.

Ishte e njejta padrejtesi.”

Por, ndryshe nga atëherë, Durimi thotë se tash e kupton në detaje këtë padrejtësi, ndërsa tregon disa nga përjetimet me Thaçin, Krasniqin, Selimin e Veselin, në kohën sa ishte fëmijë.

Gjate procedures se hyrjes neper keto dyer, kujtimet e kohes se luftes me erdhen si ne mjegull. Kujtime nga ajo lufte qe e kisha perjetuar vete. E njejta ndjenje rendese, e njejta padrejtesi, si në vitet 2003–2005.

Teksa prisja per legjitimim dhe leje per te hyre ne vizite, me vinin ne mendje ditet kur Rexha vinte e me merrte ne perqafim, me ulte ne preher dhe me tregonte tregime per heronjte.

Struktura e prozes se Rexhes, simbolika që ngerthen ajo, eshte e paperseritshme. Ashtu siç jane edhe tekstet e kengeve që ai ka shkruar.

Por kujtimet nuk ndaleshin aty.

Me vinin ndërmend edhe fjalet e urta të bacit Jakup, profesorit te nderuar. Fjale që kishin peshe. Fjale që bartnin pervojen jetesore dhe akademike te nje patrioti e shqiptari të madh.

Kujtime te ngjashme kisha edhe me Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli. Ne ato rrethana të luftes, sa here qe me shihnin, me prisnin me perqafim dhe me ledhatonin koken.

Ndersa tash, po vija te shihja lirine e burgosur.

Kjo ishte ndjenja qe me rendonte. Po aq e rende sa ajo e viteve 2003–2005.

Nuk mund te beja dallim mes asaj kohe dhe kesaj të sotmes, perveç nje gjeje: tashme e kuptoja shume mire padrejtesine.”

Në fund, ai tha se pas dyerve të Gjykatës Speciale po tentohet të mbahet e burgosur liria dhe historia e Kosovës.

“Sot po vij ne te njejtin vend, me shpresen dhe besimin se kjo eshte hera e fundit qe po e kaloj kete procedure. Sepse neser, liria jone do të lirohet.

Çlirimtaret tane do të kthehen ne vendin qe e çliruan, ne vendin qe e bene shtet, per te vazhduar fuqizimin e tij.

Neser, historia e luftes sone do te marre edhe nje vule tjeter drejtesie. Vulen e fundit. TRIUMFUESE.”