Gjykimi në Hagë, Çitaku: Edi Rama u soll si kryeministër i shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për angazhimin e tij në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ajo ka bërë me dije se Rama është sjell si kryeministër i shqiptarëve. Ajo është shprehur mirënjohësi për këtë angazhim. “Unë dua ta shpreh mirënjohjen e thellë për kryeministrin e…
Lajme
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për angazhimin e tij në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ajo ka bërë me dije se Rama është sjell si kryeministër i shqiptarëve.
Ajo është shprehur mirënjohësi për këtë angazhim.
“Unë dua ta shpreh mirënjohjen e thellë për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai është sjellë si kryeministër i shqiptarëve. Dhe unë e di që përtej deklarimeve publike që i kemi parë të gjithë, ai ka bërë shumë më shumë, dhe unë i jam përjetësisht mirënjohëse”, ka thënë Çitaku në KlanKosova.