Çitaku: Nuk duhet të jesh ekspert i ligjit për ta kuptuar se sa e pabazë është aktakuza në Hagë

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. E ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Çitaku ka shprehur besimin e saj se vendimi i gjykatës do të bazohet në faktet dhe provat e paraqitura gjatë procesit…

Lajme

14/09/2026 18:35

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

E ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Çitaku ka shprehur besimin e saj se vendimi i gjykatës do të bazohet në faktet dhe provat e paraqitura gjatë procesit gjyqësor.

Ajo ka theksuar se, sipas saj, për të kuptuar dobësinë e aktakuzës nuk është e nevojshme të jesh ekspert i fushës juridike, por mjafton të analizohen faktet dhe dëshmitë e paraqitura gjatë procesit.

“Unë po dua të besoj që vendimi do të merret bazuar në faktet që janë ofruar në sallën e gjyqit dhe nuk duhet të jesh ekspert i ligjit për ta kuptuar se sa e pabazë është aktakuza e ngritur nga Prokuroria”, ka deklaruar Çitaku.