Mbeti me dy nxënës, mbyllet një shkollë në Korçë

Një shkollë  nuk ka mundur t’i hap dyert këtë shtator në qarkun e Korçës. Shkolla fillore e Eçmenikut u mbyll dhe dy fëmijët e vetëm që ndodhen në këtë fshat janë transferuar për të ndjekur arsimimin në Bilisht. Edhe pse në vitet e fundit kjo shkollë ka funksionuar me një numër minimal nxënësish, tre deri…

Lajme

14/09/2026 17:08

Një shkollë  nuk ka mundur t’i hap dyert këtë shtator në qarkun e Korçës.

Shkolla fillore e Eçmenikut u mbyll dhe dy fëmijët e vetëm që ndodhen në këtë fshat janë transferuar për të ndjekur arsimimin në Bilisht.

Edhe pse në vitet e fundit kjo shkollë ka funksionuar me një numër minimal nxënësish, tre deri në katër, mbyllja e saj e ka bërë akoma më të heshtur këtë fshat./A2Cnn