Kurti takohet me shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë: Kosova është e përcaktuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në vend, ambasadorin Dirk Schuebel. Kurti e ka uruar Schuebel për detyrën e re dhe i ka uruar mirëseardhje në Kosovë ambasadorit Schuebel si dhe ka shprehur vullnet dhe gatishmëri për bashkëpunim të ngushtë, ndërsa ambasadori Schuebel e ka…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në vend, ambasadorin Dirk Schuebel.
Kurti e ka uruar Schuebel për detyrën e re dhe i ka uruar mirëseardhje në Kosovë ambasadorit Schuebel si dhe ka shprehur vullnet dhe gatishmëri për bashkëpunim të ngushtë, ndërsa ambasadori Schuebel e ka uruar Kurtin për ri-zgjedhjen kryeministër.
“Kryeministri Kurti theksoi se Kosova është e përcaktuar dhe është duke punuar me përkushtim për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëpërmjet një procesi të bazuar në merita. Ai shtoi se Republika e Kosovës është plotësisht e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, sikurse ndan vizionin dhe vlerat e njëjta, e po ashtu ka shënuar përparim të qëndrueshëm në forcimin e demokracisë, të drejtat dhe liritë e njeriut, sundim të ligjit etj. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional në funksion të Agjendës së Reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të cilat janë të natyrës ligjore dhe kërkojnë Kuvend funksional. Po ashtu, kryeministri Kurti foli edhe për zhvillimin ekonomik, investimet gjithnjë në rritje dhe programet e qeverisë që rrisin mirëqenien, zhvillimin e punësimin”, thuhet në komunikatën e ZKM-së. /Lajmi.net/