Lladrovci pas “Marshit për Liri”: Ju presim të pafajshëm çlirimtarë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas “Marshit për Liri” të mbajtur sot në Prishtinë, duke shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka kujtuar rrugëtimin e shqiptarëve drejt lirisë, duke përmendur rezistencën ndaj pushtimeve dhe regjimeve ndër vite, deri te lufta…

Lajme

12/09/2026 18:02

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas “Marshit për Liri” të mbajtur sot në Prishtinë, duke shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka kujtuar rrugëtimin e shqiptarëve drejt lirisë, duke përmendur rezistencën ndaj pushtimeve dhe regjimeve ndër vite, deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Po, na jemi pasardhës të kontribuesve kundër otomanëve, kralevinës, rankoviqizmit e millosheviqizmit.

Po na jemi ata që e filluam me hedhje gurësh kundër tankseve serbe, jemi po ata që e filluam me dy e tre karikatorë revolesh, na jemi ata që me çifte kemi gjuajtur mbi Migët luftarak të okupatorit, po ata që prisnim në radhë në vijat e frontit të kemi një armë për të zënë vendin e shokut hero, kemi prit për një shenjë të ringjalljes së adn-së së Skënderbeut, krenarisë tonë, UÇK-së…”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka thënë se mori pjesë në “Marshin për Liri”, duke e lidhur pjesëmarrjen me kërkesën për pafajësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Sot, në Marsh për Liri!

Për pafajësinë e heronjve tanë të luftës dhe paqes, Hashimit, Kadriut, Jakupit e Rexhës!

Ju presim të pafajshëm çlirimtarë!”, ka përfunduar Lladrovci./lajmi.net/